Valverde shtyn Rakiticin drejt Serie A

  • 22 November 2019 - 18:49
Valverde shtyn Rakiticin drejt Serie A

Valverde edhe njëherë ia ka hapur derën Ivan Rakiticit. Kroati nuk është më zgjedhja e parë. AI ka bërë vetëm 10 paraqitje sezonin 2019/20…

Zgjidhja e vetme për Ivan Rakiticin është largimi nga Barcelona.

Në konferencë për media para ndeshjes në udhëtim me Leganes, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka refuzuar të flasë për situatën e Rakiticit, teksa ka dhënë sinjale se do të ketë ndryshime.

“Nuk kam shumë për të thënë për bisedat private me lojtarët”, tha Valverde. 

“E sigurt është se po ndryshojmë disa gjëra dhe merkato e dimrit nuk më intereson. Unë mbështetem te të gjithë lojtarët dhe i aktivizoj ata që janë më mirë”.

Nga kjo situatë më së shumti janë gëzuar, Inter, Milan e Juventus – që të gjitha skuadrat e duan kroatin.

32-vjeçari ka bërë vetëm 10 paraqitje këtë edicion për Barcelonën, 7 prej tyre në La Liga.

(Kosova Sot Online)