Walker lëndohet në disfatën e Celtics, Clippers mposhtin Rockets

  • 23 November 2019 - 11:20
Walker lëndohet në disfatën e Celtics, Clippers mposhtin Rockets

Nikola Jokic i regjistroi 18 pikë, 16 kërcime, dhjetë asiste dhe tre topa të vjedhur gjatë fitoren së Denver Nuggets me rezultat 106:102 kundër Boston Celtics – ndeshje kjo në të cilën Jokici bëri “triple-double” për herë të tretë në këtë sezon të NBA.

Ndeshja mbeti nën hijen e një incidenti frikësues, që e la yllin e Bostonit, Kemba Walker, të shtrirë në tokë me 3:13 minuta të mbetura në çerekun e dytë të ndeshjes. Celtics  më vonë lajmëruan se Walker kishte përjetuar tronditje në kokë dhe u dërgua në spital për teste të mëtutjeshme.

Jamal Murray ishte koshashënuesi më i mirë i Denver me 22 pikë, ndërsa ai kontribuoi edhe me gjashtë kërcime dhe pesë asiste, përderisa Nuggets e fituan ndeshjen e katërt radhazi dhe të tetën në nëntë ndeshjet e fundit. Will Barton i shtoi 15 pikë dhe Paul Millsap kontribuoi me 14 pikë dhe dhjetë kërcime.

Koshashënuesi më i mirë te Celtics ishte Jaylen Brown me 22 pikë dhe dhjetë kërcime, i ndjekur nga pas nga Jayson Tatum që i shënoi 16 pikë. Celtics i kanë humbur tri nga katër ndeshjet e tyre të fundit, pasi i kishin arritur dhjetë fitore radhazi.

Clippers 122, Rockets 119

Kawhi Leonard e shënoi koshin vendimtar kur kishin mbetur vetëm edhe 15.4 sekonda lojë, duke ia dhënë Los Angeles Clippers fitoren kundës Houston Rockets në një ndeshje tejet interesante.

Lou Williams i Clippers i shënoi të gjitha 26 pikë e tij gjatë pjesës së dytë të ndeshjes. Leonardi e mbylli ndeshjen me 24 pikë dhe gjashtë kërcime, ndërsa Paul George me 19 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asiste, duke ia dhënë fitoren e katërt radhazi Clippersave.

James Harden kontribuoi te Rockers me 37 pikë, 12 asiste dhe tetë kërcime, mirëpo skuadra e tij e pësoi disfatën e dytë radhazi, pasi i kishte fituar tetë ndeshje radhazi. Russell Westbrook i shënoi 22 pikë, ndërsa Clint Capela e mbylli ndeshjen me 17 pikë dhe 19 kërcime.

Lakers 130, Thunder 127

Anthony Davis i shënoi 33 pikë, ndërsa LeBron James kontribuoi me 23 pikë dhe 14 asiste në fitoren e Los Angeles kundër Oklahoma Cityt.

Kjo ishte fitorja e dytë e Lakers kundër Thunder brenda tri ditëve, pasi ata e kishin fituar ndeshjen e së martës në Los Angeles me rezultat të ngushtë 112:107.

Rezultat e tjera të natës së fundit në NBA:

76ers 115, Spurs 104

Jazz 113, Warriors 109

Wizards 125, Hornets 118

Pistons 128, Hawks 103

Nets 116, Kings 97

Mavericks 143, Cavaliers 101

Heat 116, Bulls 108

(Kosova Sot Online )