Juventusi me disa mungesa ndaj Atalantas – formacionet zyrtare

  • 23 November 2019 - 14:17
Juventusi me disa mungesa ndaj Atalantas – formacionet zyrtare

Atalanta dhe Juventusi i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen që zhvillohet në kuadër të javës së 13-të në Serie A.

Atalanta do të jetë nikoqir i Zonjës së Vjetër në sfidën që fillon nga ora 15:00 në stadiumin “Stadio Atletci Azzurri d’Italia”. Për këtë takim, vendasit do të jenë pa Josip Ilic dhe Malikovskyn, që janë të ndëshkuar me karton të kuq, derisa Duvan Zapata është i lënduar. 

Në anën tjetër, torinezët do të jenë pa Alex Sandron, Giorgio Chiellinin, Mattias Perin, Marko Pjaca, Adrien Rabiotin dhe Cristiano Ronaldon, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni startues i Atalantas: Gollini; Toloi, Palomino, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Gomez, Pasalic; Barrow.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, De Sciglio; Khedira, Pjanic, Bentancur; Bernardeschi; Higuain, Dybala. 

(Kosova Sot Online )