Mungon Ronaldo, por aty është Higuain për ta shpëtuar Juventusin

  • 23 November 2019 - 17:00
Mungon Ronaldo, por aty është Higuain për ta shpëtuar Juventusin

Juve e ka mposhtur me përmbysje Atalantan me dy gola të Gonzalo Higuain dhe një të Dybala

Juventusi ka vazhduar me fitore në Serie A.

Zonja e Vjetër ka marrë pikët e plota në udhëtim te Atalanta, duke triumfuar me rezultat 1-3.

Vendasit befasuan mysafirët, duke kaluar në epërsi në minutën e  57-të me anë të Robin Gosens, derisa kishin humbur edhe një penallti në pjesën e parë.

Sido që të jetë, me Cristiano Ronaldon në shtëpi, Juve kishte nevojë për dike që të kap skuadrën përpara dhe ai dikushi ishte, Gonzalo Higuain.

Ish-sulmuesi i Realit dhe Napolit shënoi dy gola të shpejtë, në atë të 74’ dhe 82’ për të përmbysur gjithçka, derisa golin për rezultatin përfundimtar e shënoi Paolo Dybala në minutën 90 +2.

Me këtë fitore, Juve ka shkuar në kuotën e 35 pikëve, katër më shumë se Interi që sonte luan me Torinon.


(Kosova Sot Online)