Real Madrid – Real Sociedad, rezultati dhe statistikat pas pjesës së parë

  • 23 November 2019 - 21:59
Real Madrid – Real Sociedad, rezultati dhe statistikat pas pjesës së parë

Është mbyllur pjesa e parë mes Realit dhe Sociedadit që po zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’

45 minutat e pjesës së parë sollën dy gola dhe lojë të mirë me raste të shumta shënimi.

Që të dy ekipet e gjetën portën nga njëherë.

Në minutën e dytë të takimit, Willian Jose shënoi për mysafirët pasi kaloi portierin, Thibaut Courtois.

Jose shënoi pas një dhurate fantastike nga kapiteni, Sergio Ramos, që ktheu topin te portieri duke mos shikuar se ku gjendet belgu, top që përfundoi në këmbët e kundërshtarit dhe e shfrytëzoi për t’i ndëshkuar vendasit.

Reali reagoi në minutën e 37’ me anë të Karim Benzemas, duke shënuar për 1-1.

(Kosova Sot Online)