Valverde e pranon se Barcelona e tij po luan shumë dobët

  • 24 nëntor 2019 - 09:26
Valverde e pranon se Barcelona e tij po luan shumë dobët

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e pranon se paraqitjet e skuadrës së tij kanë qenë të dobët deri tani këtë sezon, por këmbëngul se ndeshje si ndaj Leganes është më rëndësi të fitohen, pavarësisht paraqitjes.

Barça e mundi 2:1 Leganes të shtunën në udhëtim, duke e ruajtur pozitën e parë në La Liga, por me pikë të barabarta me Real Madridin.

Gjiganti katalonas ia doli të largohej me tri pikë, por ndeshja që bëri la shumë për të dëshiruar dhe u kritika.

Pas ndeshjes, Valverde tha se është e rëndësishme të fitohet edhe kur s’luan mirë. 

“Gjëja pozitive është se ne fituam edhe pse po humbnim. E pranoj se nuk kemi qenë të shkëlqyeshëm, por këto ndeshjen duhet të fitohen”, tha Valverde.

Ai pretendoi se moti në Butarque ia komplikoi skuadrës së tij gjërat. “Ishte e vështirë”.

“Është e vështirë të luash këtu sepse ata ta bëjnë të vështirë. Janë ekip kompakt dhe e vlerësojnë çdo pikë. Sot ishte një test i madh dhe në stadiume të tilla duhet të fitosh”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)