Wilder fitoi gati trefish më shumë para se Ortiz nga meçi në Las Vegas

  • 24 November 2019 - 11:44
Wilder fitoi gati trefish më shumë para se Ortiz nga meçi në Las Vegas

Deontay Wilder i ka fituar rreth 20 milionë dollarë nga lufta në ring me Luis Ortiz mëngjesin e sotëm, pothuajse trefish më shumë se kubani.  

Wilder e mbrojti titullin e botës në kategorinë e rëndë të boksit në divizionin WBC, për herë të 10-të në karrierë, pasi e rrahu Ortizin me nokaut të dielën në mëngjes në Las Vegas.

Boksieri amerikan rrezikoi ta humbasë titullin pas plot pesë vjetëve, sepse u dominua nga Ortiz për gjashtë runde të plota. 

Megjithatë, 34-vjeçari i dha një goditje brutale me të djathtën e tij fuqishme Ortizit, duke e rrëzuar në dysheme në rundin e shtatë.

40-vjeçari nuk qe në gjendje të ngrihet në këmbë me kohë dhe Wilder triumfoi me nokaut.

Derisa, sipas Forbes, amerikani i fitoi rreth 20 milionë dollarë, Ortiz i fitoi rreth 7 milionë dollarë nga kjo përballje.

Kjo ishte një përsëritje e meçit të parë mes tyre në vitin 2018, me Wilder që kishte triumfuar edhe në atë botë.

(Kosova Sot Online)