Reagon Martinez, pas këshillave të Contes për seksin

  • 24 November 2019 - 13:32
Reagon Martinez, pas këshillave të Contes për seksin

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, e ka pranuar se këshillat e Antonio Contes për mënyrën sesi futbollistët duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale, e kanë bërë të qeshë, por e ka mbështetur trajnerin e vet duke u pajtuar se lojtarët nuk duhet ta lodhin veten jashtë futbollit.

Trajneri i Interit, Conte tha së fundmi në një intervistë se lojtarët e tij duhet të bëjnë përpjekje minimale gjatë bërjes dashuri me partneret e veta, në mënyrë që ta ruajnë energjinë dhe të sigurohen se janë plotësisht të rikuperuar për ndeshjet e futbollit. 

“I këshilloj lojtarët e mi të bëjnë seks shkurtimisht, me përpjekje minimale dhe të përdorin pozicione kur ata janë nën partneret e tyre”, pati thënë Conte.

I pyetur nëse komentet e trajnerit të vet e bënë të qeshte, Martinez tha për DAZN: “Po! Duhet të vazhdojmë të punojmë fort në stërvitje. Kur kemi në shtëpi, duket të pushojmë, megjithatë, tamam siç thotë ai!”

Martinez i bëri këto komente pas fitores së Interit 3:0 kundër Torinos të shtunën, në një ndeshje të Serie A në të cilën ai shënoi njërin prej tre golave të triumfit.

(Kosova Sot Online)