Hazard: Mund ta sjell Mbappen në Real Madrid, do të tentoj

  • 25 November 2019 - 12:23
Hazard: Mund ta sjell Mbappen në Real Madrid, do të tentoj

Eden Hazard ka thënë se është i gatshëm që ta ndihmojë Real Madridin në transferimin e Kylian Mbappes.

Los Blancos ka disa afate që po tentojnë ta transferojnë sulmuesin francez, por Paris Saint-Germain nuk e lejon largimin e tij.

Sulmuesi belg ka bërë të ditur se nëse mund të ndihmojë në transferimin e 20-vjeçarit në Santiago Bernabeu, atëherë do të tentojë. 

“Ka shumë lojtarë që luftojnë për këtë titull, por nëse Mbappe vazhdon kështu, do të jetë një ndër më të mirët në histori”, ka thënë Hazard.

“Një futbollist ëndërron që të luajë me më të mirët dhe nëse një ditë mund ta sjell Mbappen në Real Madrid, do të tentoj”, ka shtuar më tej belgu.

PSG thuhet se i do mbi 300 milionë euro për ta lënë të lirë Mbappen që të largohet në verën e vitit 2020.

(Kosova Sot Online)