Cili është plani i Lëvizjes Vetëvendosje për stadiumin kombëtar?

  • 25 November 2019 - 16:48
Cili është plani i Lëvizjes Vetëvendosje për stadiumin kombëtar?

Ditëve të fundit, një ndër temat më të debatueshme në Kosovë ka qenë stadiumi kombëtar, përkatësisht lokacioni më i përshtatshëm për ndërtim.

Qeveria e kaluar pat marrë vendim që ky objekt sportiv të ndërtohet në Drenas.

Megjithatë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur që këtë vendim do ta shfuqizoj dhe stadiumi do të filloj të ndërtohet në Bërnicë.

Media raporton se Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që fondi prej 60 milionë euro që është parashikuar të ndahet për stadiumin kombëtar të shfrytëzohet për përmirësimin e infrastrukturës sportive.

Ideja e LVV-së është që nga këto para të përfitojnë qytetet kryesore të Kosovës, veçanërisht Prishtina, për përmirësimin e kushteve të stadiumeve aktuale.

LDK dhe LVV tashmë janë duke hartuar programin e përbashkët për qeverisjen e ardhshme dhe ende nuk kanë harmonizuar qëndrimin në lidhje me këtë projekt.

(Kosova Sot Online)