Reagojnë Dardanët pas tërmeteve: Me ty, Shqipëri!

  • 26 November 2019 - 10:55
Reagojnë Dardanët pas tërmeteve: Me ty, Shqipëri!

Grupi i tifozëve të Kombëtares së Kosovës, Dardanët”, kanë reaguar ndaj tërmeteve në Shqipëri, duke shkruar se po luten për shpirtin e viktimave, familjarët e tyre dhe çdo të prekur nga kjo ndodhi.

Tërmeti, që pati epiqendrën në qytetin e Durrësit dhe ishte i shkallës 6.4 të Rihterit, ka shkaktuar vdekjen e të paktën shtatë personave dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

“Lutemi për shpirtin e viktimave, për familjet e tyre dhe për të lënduarit nga kjo tragjedi e rëndë. #MetyShqiperi”, shkruhet në faqen zyrtare të Dardanëve në rrjetin social Facebook.

Në anë tjetër, Tifozat Kuq e Zi e kanë ngritur një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga ky tërmet dhe se kanë filluar grumbullimin e mjeteve për zonat e dëmtuara.

Përveç kësaj, tifozët e Kombëtares së Shqipërisë shprehën gatishmëri të ndihmojnë si vullnetarë, qoftë si pjesë e ushtrisë, Kryqit të Kuq apo ndonjë organizate tjetër.

 

 

 

 

(Kosova Sot Online)