Antetokounmpo ia jep fitoren Bucks me 50 pikët e tij

  • 26 November 2019 - 14:34
Antetokounmpo ia jep fitoren Bucks me 50 pikët e tij

Giannis Antetokounmpo i shënoi 50 pikë, i bëri 14 kërcime dhe ndihmoi me gjashtë asiste në fitoren me rezultat 122:118 të Milwaukee Bucks kundër Utah Jazz, në kuadër të NBA.

Wesley Matthews i shtoi 19 pikë dhe Eric Bledsoe kontribuoi me 13 për Bucks, që e fituan ndeshjen e 120të nga 13 të zhvilluara, duke u hakmarrë pikërisht ndaj skuadrës që ia shkaktoi humbjen e vetme në këtë ecuri

.

Bojan Bogdanovic i shënoi 24 pikë dhe Donovan Mitchell i shtoi 20 të tjera për Jazz. Utah luajti pa Rudy Gobertin, i cili mungon që dy ndeshje shkaku i një kyçi të lënduar. Në mungesë të Gobertit, Jazz ishin të saktë në sulm, duke u treguar 48.8 për qind të saktë në gjuajtje gjatë pjesës së parë, përfshirë këtu nëntë nga 18 tentimet për trepikësh.

Utah u kthye fuqishëm nga një deficit prej dhjetë pikësh në çerekun e katërt duke e zvogëluar atë në vetëm dy pikë kur kishin mbetur edhe 43.8 sekonda lojë. Jazz e pati mundësinë ta barazojë rezultatin, mirëpo Brook Lopez e bllokoi tentimin e Mitchellit, kur kishin mbetur vetëm edhe 4.4 sekonda.

Thunder 100, Warriors 97

Chris Paul ishte vendimtar me gjuajtjen e tij kur kishin mbetur vetëm edhe 36.8 sekonda lojë, përderisa Oklahoma City e mposhti Golden State në San Francisco.

Nets 108, Cavaliers 106

Spencer Dinwiddie i shënoi 23 pikë dhe e shënoi koshin vendimtar të ndeshjes, përderisa Brooklyn e mori një fitore dramatike në Cleveland.

Raptors 101, 76ers 96

Fred VanVleet kontribuoi me 24 pikë, përfshirë këtu dy gjuajtje të lira të rëndësishme me 11 sekonda të mbetura. Dhe i shtoi tetë asiste në fitoren e Torontos kundër Philadelphias.

Lakers 114, Spurs 104

LeBron James shkëlqeu me 33 pikë dhe 14asiste për t’ia dhënë Los Angelesit një fitore kundër San Antonios, që ishte e teta fitore radhazi për Lakers.

Pistons 103, Magic 88

Luke Kennard e drejtoi një sulm të baraspeshuar me 20 pikë dhe shtatë asiste, përderisa Detroit e mposhti Orlandon.

Celtics 103, Kings 102

Marcus Smart i shënoi dy pikë vendimtare afër fundit të ndeshjes, para se ta vidhte një top dhe t’ia fitojë Bostonit ndeshjen kundër Sacramentos.

Trail Blazers 117, Bulls 94

Carmelo Anthony e theu rekordin e tij personal për këtë sezon me 25 pikë, përderisa Portland siguroi fitore në Chicago. Kjo ishte vetëm ndeshja e katërt e Anthonys për Portland në NBA, pasi ai kishte munguar shkaku i një lëndimi.

Pacers 126, Grizzlies 114

T.J. Warren i shënoi 26 pikë dhe Jeremy Lamb i shtoi 19 të tjera, përderisa Indiana e fitoi një fitore kundër Memphisit në Indianapolisit.

Heat 117, Hornets 100

Jimmy Butler dhe Bam Adebayo i shënuan nga 21 pikë, duke i ndihmuar Miamit ta arrijë fitoren e shtatë radhazi në shtëpi.

Timberwolves 125, Hawks 113

Karl-Anthony Towns i regjistroi 28 pikë dhe 13 kërcime, Andrew Wiggins i shtoi 25 pikë, duke ndihmuar kështu që Minnesota ta kalojë Atlantan.

(Kosova Sot Online)