Milani e shet Piatekun për Ibrën?

  • 26 November 2019 - 16:31
Milani e shet Piatekun për Ibrën?

“Rossoneri” janë të dëshpëruar me sulmuesin polak dhe po planifikojnë ta sjellin veteranin suedez në vend të tij

Milani është i hapur për ta shitur Krzysztof Piatekun në janar.

Gjiganti italian po planifikon që me paratë që do t’i fitojë nga shitja e sulmuesit polak ta angazhojë Zlatan Ibrahimovicin, shkruan Calciomercato.

Drejtori sportiv i “Rossoneri”, Paolo Maldini e ka humbur durimin me Pitekun dhe Milani mund ta vendosë atë në transfer-listë në afatin kalimtar të janarit.

Paratë e shitjes së Piatekut Milani më pas do t’i përdorte për t’ia përmbushur kërkesat Ibrahimovicit.

Sulmuesi suedez i dha fund eksperiencës në futbollin amerikan me ekipin Los Angeles Galaxy dhe pritet të rikthehet në futbollin evropian. 

(Kosova Sot Online)