Man Utd e do një top-sulmues

  • 26 November 2019 - 16:38
Man Utd e do një top-sulmues

“Djajtë e Kuq” pritet të jenë aktivë në afatin kalimtar të janarit. Në listën e tyre të dëshirave janë Mario Mandzukic i Juventusit dhe Edin Dzeko i Romës

Manchester Unitedi pritet të jetë aktiv në afatin kalimtar të janarit, shkruan Gazeta Express.

“Djajtë e Kuq” po e kalojnë një sezon të vështirë dhe përforcimet për ta në dimër janë të pashmangshme.

Gjiganti anglez është fokusuar tek Marcus Rashford, i cili megjithatë ende po e mëson këtë lojë.

Kështu mendon Clayton Blackmore, i cili kishte luajtur në Manchester në periudhën 1982-1994.

Sipas tij, United ka nevojë për një sulmues të madh që shënon gola.

Mario Mandzukic i Juventusit dhe Edin Dzeko i Romës shihen si objektiva të klubit nga “Old Traffordi”.

Pas largimit të Romelu Lukakut e Alexis Sanchezit, sulmi i Unitedit është dobësuar, prandaj Ole Gunnar Solskjaer kërkon urgjentisht përforcime në sulm.


(Kosova Sot Online)