Juventusi lufton për kreun me Ronaldon titullar, Atletico për kualifikim

  • 26 November 2019 - 20:16
Juventusi lufton për kreun me Ronaldon titullar, Atletico për kualifikim

Atletico Madridi ka udhëtuar drejt Torinos për t’u përballur me Juventusin, me synim për ta siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Skuadrës së Diego Simeones i duhet fitorja për ta kaluar Grupin D, në duelin me liderin e grupit, i cili nis në orën 21:00.

Juventusi, që tashmë e ka siguruar kualifikimin, do të luftojë për t’u siguruar se e ka fituar edhe grupin.

Ronaldo, i cili u pushua në fitoren e Juves kundër Atalantas në Serie A në fundjavë, është rikthyer në formacion.

(Kosova Sot Online)