Ancelotti drejt largimit nga Napoli

  • 27 November 2019 - 13:33
Ancelotti drejt largimit nga Napoli

Trajneri i njohur italian është në presion pas rezultateve të zbehta të këtij sezoni me klubin nga Serie A

Carlo Ancelotti mund të largohet nga Napoli në javët në vazhdim.

Trajneri i njohur italian është vënë në presion pas rezultateve të zbehta të këtij sezoni.

Ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Real Madridit, Bayern Munichut e Paris Saint-Germainit po e konsideron largimin nëse ndien se lojtarët e kanë humbur besimin në të.

Ancelotti e nisi dobët sezonin e tij të dytë në Napoli, derisa Partenopei kishin përfunduar në pozitën e dytë në tre nga katër sezonet e fundit.

Aktualisht, Napoli gjendet në pozitën e shtatë në tabelën e Serie A.

Ekipi napolitan nuk ka fituar në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

(Kosova Sot Online)