Edhe Shqipëria pëson rënie në renditjen e re të FIFA-s

  • 28 November 2019 - 12:55
Edhe Shqipëria pëson rënie në renditjen e re të FIFA-s

Shqipëria e ka humbur një vend në Renditjen e FIFA-s për muajin nëntor.

Mbyllja e eliminatoreve të Evropianit që u shoqëruan dhe me rezultate negative për kuqezinjtë që kanë pasuar dhe nga një zbritje në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Kështu Shqipëria që barazoi 2-2 me Andorrën dhe humbi 2-0 me Francën ka rrëshqitur nga vendi i 65-të në vendin e 66-të të renditjes së përgjithshme të FIFA-s, ku më shumë se humbja me kampionët e botës ka ndikuar barazimi dhe golat e pësuar në Elbasan Arena nga Andorra.

Ndërkohë që renditja e përgjithshme e FIFA-s nuk ka ndryshime në 5 vendet e para të saj, me Belgjikën që vazhdon të kryesojë e ndjekur nga kampionët e botës së Francës dhe ata të Amerikës së Jugut të Brazilit për të vazhduar me Anglinë dhe Uruguain.

(Kosova Sot Online)