Bayerni e do Tuchelin për trajner

  • 28 November 2019 - 15:18
Bayerni e do Tuchelin për trajner

Bayern Munichu është në kërkim të trajnerit afatgjatë pasi e shkarkoi kroatin Niko Kovac

Thomas Tuchel është njeriu të cilin Bayern Munichu e do për trajner për sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Le10Sport”.

Hansi Flick është emëruar trajner i përkohshëm pas shkarkimit të Niko Kovacit.

E tash, kampioni gjerman po e kërkon trajnerin afatgjatë, të cilin do ta emërojë në fund të sezonit.

Mirëpo, fillimisht Tuchel duhet të largohet nga Paris Saint-Germaini, klub të cilin është duke e udhëhequr aktualisht.

(Kosova Sot Online)