Ballkani – Drita, të ardhurat nga shitja e biletave shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

  • 28 November 2019 - 15:41
Ballkani – Drita, të ardhurat nga shitja e biletave shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Ballkani e ka bërë një veprim mjaft human sot.

Ekipi therandas ka vendosur që të gjitha paratë nga shitja e biletave të shkojnë prekurit nga tërmeti i fuqishëm që e goditi Shqipërinë së fundmi.

Ekipi Portokalli kaloi tutje në Digitalb Kupën e Kosovës pasi e eliminoi Dritën, të cilën e mposhti me penallti pasi loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 1:1.

Dhe, gjesti solidar që e bëri Ballkani kishte peshë më të madhe sesa vetë fitorja e therandasve në këtë ndeshje.

Edhe klubet tjera kosovare pritet ta ndjekin rrugën e Ballkanit në ndeshjet e fundjavës në IPKO Superligë, duke i ndarë mjetet e fituara nga shitja e biletave për durrsakët e goditur nga tërmeti në Shqipëri ku mbetën të vrarë dhjetëra persona dhe kishte shumë të lënduar dhe shumë vendbanime të rrënuara. 

(Kosova Sot Online)