Kthehet Vinicius, zë vendin e të dëmtuarit, Hazard

  • 29 November 2019 - 18:09
Kthehet Vinicius, zë vendin e të dëmtuarit, Hazard

Pas dy ndeshjeve me radhë që u la në shtëpi, Vinicius Junior më në fund është rikthyer në skuadër… edhe Odriozola është ftuar nga Zizu për ndeshjen me Alaves, jashtë janë lënë sërish Mariano dhe Diaz, kurse Varane nuk është ftuar me qëllim nga Zizu. Asensio dhe Hazard janë të dëmtuar

Vinicius Junior është ftuar nga Zinedine Zidane për sfidën e radhës së Real Madridit, që të shtunën nga ora 13:00, do ta zhvillojë në udhëtim me Deportivo Alaves. 

19-vjeçari kthehet pas dy ndeshjeve që u la detyrimisht në shtëpi nga Zidane.

Vini zuri vend në mesin e 19 futbollistëve të ftuar për shkak edhe të lëndimit të Eden Hazard, që mungon në këtë ndeshje, por me shumë mundësi edhe kundër Espanyol me 7 dhjetor.

Në skuadër është ftuar edhe Odriozola, Raphael Varane është lënë në shtëpi për të pushuar.

Jashtë janë lënë sërish Mariano dhe Diaz, Marco Asensio dhe Eden Hazard janë të dëmtuar.

SKUADRA E REAL MADRID:

Portierë: Courtois, Areola dhe Altube.
Mbrojtës: Carvajal, Militão, Ramos, Marcelo, Odriozola dhe Mendy.
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde dhe Isco.
Sulmues: Benzema, Bale, Jovië, Vinicius Jr. dhe Rodrygo.

(Kosova Sot Online)