“Është sulmues i pabesueshëm!”, Suarez sinjal Barcelonës për pasardhësin e tij

  • 29 November 2019 - 21:29
“Është sulmues i pabesueshëm!”, Suarez sinjal Barcelonës për pasardhësin e tij

Luis Suarez numëron plot 32 vite mbi supe dhe në janarin e vitit të ardhshëm do të festojë 33-vjetorin e tij. Kështu, Barcelona ka nisur të mendojë për pasardhësin e tij në sulm. Më i pëlqyeri për katalanasit është Lautaro Martinez, por duket se Suarez pëlqen dikë tjetër.

Në një intervistë të dhënë për “One Football”, uruguaiani është shprehur se Tammy Abraham është sulmues i pabesueshëm. “El Pistolero” ka folur me superlativa për anglezin, ku duket se jep një sinjal të qartë edhe për drejtuesit e Barçës që të provojnë të sjellin në “Camp Nou” talentin e Chelsea.

“Ka shumë sulmues të rinj dhe të talentuar që po bëjnë mirë. Mua më pëlqen Abraham, numri 9 i Chelsea. Për mendimin tim ai është një sulmues i pabesueshëm, i cili ka një finalizim fantastik dhe lëvizshmëri të pabesueshme, pavarësisht se është i ri në moshë”, u shpreh Suarez.

(Kosova Sot Online)