Interi, Juventusi e Liverpooli në garë për 19-vjeçarin e Atalantas

  • 30 November 2019 - 11:02
Interi, Juventusi e Liverpooli në garë për 19-vjeçarin e Atalantas

Interi dhe Juventusi besohet se janë të gatshëm të hynë në betejë për transferimin e Dejan Kulusevskin e Atalantas, i cili është i huazuar në Parma, përderisa Liverpoolit ka dërguar skautë për ta mbikëqyrur 19-vjeçarin.

Sulmuesi anësor suedez ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtij sezoni, pasi që ka arritur ta ngre Romën deri në pozitën e tetë të tabelës momentale të Serisë A.

La Gazzetta dello Sport raporton se zikaltrit e mbajnë epërsinë në garën për t’i siguruar shërbimet e futbollistit, pasi që trajneri Antonio Conte vazhdimisht ka kërkuar përforcime në repartin e mesfushës.

Klubi do t’i shfrytëzojë paratë e mara nga shitja e Gabigolit – ose te Flamingo e ose te ndonjë klub tjetër, pasi që edhe Crystal Palace dhe West Hami raportohet se janë të interesuar – si dhe paratë e fituara nga kualifikimi eventual në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve për ta transferuar 19-vjeçarin.

Ndërkohë, gazetari italian Nicolo Schira pretendon se edhe Liverpooli është interesuar për futbollistin dhe do t’i dërgojë disa skautë për ta mbikëqyrur Kulusevskin gjatë ndeshjes së Parmës kundër Milanit në San Siro.

La Gazzetta pretendon  se Parma i ka kërkuar 40 milionë euro për Kulusevskin, i cili ka shënuar tri herë këtë sezon për klubin italian, ndërsa ka kontribuar edhe me pesë asiste. 

(Kosova Sot Online)