Interi e pret SPAL-in, në kërkim të rekordit historik

  • 01 December 2019 - 14:08
Interi e pret SPAL-in, në kërkim të rekordit historik

Inter është nikoqir i SPAL-it në një ndeshje të Serie A, që nis në orën 15:00, duke e ditur që me një fitore do ta shkruajë historinë dhe do ta vazhdojë ëndrrën për titull.

Interi do ta vendosë një rekord historik të klubit duke e regjistruar fillimin më të mirë në një sezon, nëse e mposht SPAL-in në Giuseppe Meazza.

Zikaltrit e kanë nisur furishëm sezonit e ri 2019/20 nën udhëheqjen e Antonio Contes dhe janë në rrugë për ta bërë fillimin më të mirë në një sezon të Serie A në histori të klubit. 

Nëse e mposht SPAL-in, atëherë do t’i ketë fituar 12 nga 14 ndeshjet e para në ligë, një tipar që nuk është arritur kurrë më parë nga klubi dhe është arritur vetëm nga dy klube deri tani, Juventusi (1949/50) dhe Napoli (2017/18).

SPAL-i, ndërkohë, është duke kaluar nëpër formë të tmerrshme në ligë dhe renditet në pozitën e parafundit me vetëm nëntë pikë pas 14 ndeshjeve.

Kjo skuadër ka barazuar tri herë dhe është mposhtur dy herë të tjera në pesë ndeshjet e fundit në ligë.

Image

(Kosova Sot Online)