10 më të mirët në botë sipas ‘France Football’, Van Dijk para Ronaldos… Mahrez!

  • 02 dhjetor 2019 - 22:33
10 më të mirët në botë sipas ‘France Football’, Van Dijk para Ronaldos… Mahrez!

Messi e ka fituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2019, pas tij është renditur Van Dijk, më pas Ronaldo, derisa Mane dhe Salah ndajnë pozitat katër dhe pesë

Ashtu siç edhe pritej, Lionel Messi edhe zyrtarisht është fitues i ‘Topit të Artë’ për vitin 2019, çmim ky që dhurohet nga ‘France Football’.

Ai mposhti Virgil van Dijkin, Cristiano Ronaldon e Sadio Manen për ta fituar këtë çmim për herë të gjashtë në karrierë, më shumë se çdo futbollist tjetër në histori.

I dyti u rendit Van Dijk, Ronaldo mbeti i treti, kurse Mane i katërti, para Mohamed Salah, që u rendit i pesti.

Top 10 kompletohet me Riyad Mahrez (10), Bernardo Silva (9), Robert Lewandowski (8), Alisson (7), Kylian Mbappé (6).


(Kosova Sot Online)