Pochettino e synon bankinën e Man Utd

  • 03 December 2019 - 16:37
Pochettino e synon bankinën e Man Utd

Trajneri argjentinas po e projekton të ardhmen e tij pas largimit nga Tottenhami. Arsenali, Real Madridi dhe Bayern Munichu po ashtu përmenden si opsione të Pochettinos

Mauricio Pochettino shpreson të bëhet trajner i ri i Manchester Unitedit.

Pasi u shkarkua nga Tottenhami, trajneri argjentinas po e projekton të ardhmen e tij.

Dhe, ai do të preferonte ta marrë në dorë gjigantin anglez, i cili mund ta shkarkojë dita-ditës trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

Arsenali, Real Madridi dhe Bayern Munichu po ashtu përmenden si opsione të Pochettinos.

Megjithatë, më me qejf, ai do ta udhëhiqte klubin nga “Old Traffordi”.

Pochettino e dërgoi Tottenhamin deri në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, por këtë sezon e pati dëshpërues dhe për këtë iu desh të largohej.


(Kosova Sot Online)