Operohet në gju ylli i Juventusit

  • 03 December 2019 - 18:09
Operohet në gju ylli i Juventusit

Juventusi ka konfirmuar se Sami Khedira do t’i nënshtrohet një operacioni në gju të mërkurën.

Mesfushori gjerman ka pasur probleme me gjurin në javët e fundit dhe mungoi në barazimin e Juves 2:2 me Sassuolon.

Në një komunikatë për media, kampioni italian tregoi se testet mjekësore konfirmojnë një problem në ligamentet e gjurit të majtë të Khediras.

Khedira do të operohet të mërkurën nga profesori Ulrich Boenisch në Augsburg.

32-vjeçari i ka bërë 17 paraqitje për Juventusin këtë sezon.

(Kosova Sot Online)