Solskjaer e pranon gabimin për transferimet: Tani e kemi një plan

  • 04 December 2019 - 08:38
Solskjaer e pranon gabimin për transferimet: Tani e kemi një plan

rajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, shpreson se klubi do të mundë t’i kompletojë transferimet e lojtarëve gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme, pasi i përshkroi transferimet e verës së kaluar si “të vona”.

“Djajtë e kuq” i shpenzuan 159 milionë funte për transferimin e Harry Maguire, Aaron Wan-Bissaka dhe Daniel James gjatë verës, mirëpo arritën ta kompletojnë marrëveshjen për qendërmbrojtësin Maguire vetëm afër fundit të afatit kalimtar, përderisa e humbën edhe Romelu Lukakun, Alexis Sanchezin dhe Chris Smallingun vetëm pak para mbylljes së këtij afatit.

Solskjaer e pranoi se transferimet e klubit, që drejtohen nga drejtori ekzekutiv i klubit, Ed Woodward, u lanë të përfundojnë deri në fund të verës, por ai insistoi se një plan më i mirë është bërë për verën e ardhshme.

“Ne e kemi një pikturë të qartë se si do të duket skuadra në qershor – korrik”, tha Solskjaer, duke folur para vizitës së Tottenhamit në Old Trafford. “Shpresoj se do të arrijmë sa më shumë që të jetë e mundur”.

“Ardhja e Harry Maguire, largimi i Romelu Lukakus… këto marrëveshje erdhën shumë vonë. Por, tani ne e kemi një plan”.

Në Old Trafford mund të shihen shumë fytyra të reja gjatë afateve të ardhshme kalimtare, pasi që lojtarë si Jadon Sancho, Erling Halland dhe James Maddison janë përfolur për një kalim në “Teatrin e Ëndrrave”. 

(Kosova Sot Online )