PSG-ja e do Ancelottin për sezonin tjetër

  • 04 December 2019 - 12:47
PSG-ja e do Ancelottin për sezonin tjetër

Gjiganti francez duket se ia ka mësyrë ish-trajnerit të tij, i cili mund të largohet nga Napoli në javët në vazhdim

Paris Saint-Germaini po synon ta rikthejë Carlo Ancelottin në krye të ekipit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Foot Mercato”.

Trajneri italian mund të largohet nga Napoli në javët në vazhdim pasi nuk po i ecin punët mirë në “San Paolo”. 

Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që Carletto të rikthehet në “Parkun e Princave” për sezonin e ardhshëm.

Aktualisht, trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel është nën presion dhe mund të largohet varësisht prej rezultateve në fund të sezonit.

Ancelotti nga ana e tij e kishte një eksperiencë të suksesshme në kryeqytetin francez.

(Kosova Sot Online)