Shkarkohet zv.sekretari i FFK-së

  • 04 December 2019 - 18:33
Shkarkohet zv.sekretari i FFK-së

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka shkarkuar zv.sekretarin e FFK-së, Arianit Amhetin, për shkelje ligjore, përfshirë vetëkandidimin për kryetar të organit qeverisës së futbollit të Kosovës.

FFK-ja njoftoi të mekurën pasdite se anëtarët e KE-së vendosen unanimisht për shkarkimin e Ahmetit nga posti i zv.sekretarit, duke e akuzuar atë për dëmtimin e imazhit.

“KE unanimisht u pajtua me shkarkimin zv.sekretarit të deritashëm, z.Arianit Ahmeti, bazuar në shkeljet e tij flagrante, duke u vetëkandiduar për kryetar të FFK-së si dhe duke kërkuar nënshkrime nga delegatët e kuvendit, me çka dëmtoi imazhin e FFK-së dhe të futbollit të Kosovës, si dhe shkeli rëndë kodeksin e mirësjelljes, statutin e FFK-së dhe të gjitha normat morale dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

(Kosova Sot Online)