Chelsea rikthehet te fitorja, e mund Aston Villën

  • 04 December 2019 - 23:01
Chelsea rikthehet te fitorja, e mund Aston Villën

Chelsea e ka mposhtur 2:1 Aston Villën, duke e regjistruar fitoren e parë pas dy humbjeve radhazi në Premierligë.

Abraham Traore dhe Mason Mount shënuan dy golat e triumfit të Chelseat të mërkurën në Londër.

Skuadra e Frank Lampard po vinte nga dy humbje radhazi, ndaj Manchester City dhe West Ham, dhe i duhej triumfi për ta ruajtur epërsinë e krijuar ndaj skuadrave të tjera në pozitën e katërt.

Abraham e theu akullin për të kaltrit pas 24-të minutave lojë, duke realizuar me kokë.

Trezeguet e barazoi rezultatin në 1:1 pesë minuta para fundit.

Por një minutë brenda pjesës së dytë, Maount realizoi për fitoren e të kaltërve.

Villa bëri edhe një hap mbrapa në përpjekje për të mbijetuar në Premierligë, pasi tani është vetëm një pikë larg zonës së relegimit. 

(Kosova Sot Online)