Shaqiri: Ëndrra ime është të fitoj titullin e Ligës Premier me Liverpoolin

  • 05 December 2019 - 16:33
Shaqiri: Ëndrra ime është të fitoj titullin e Ligës Premier me Liverpoolin

Xherdan Shaqiri ka thënë se është ëndrra e tij është për të ndihmuar Liverpoolin të përfundojë ‘agjërimin’ 30-vjeçar për titullin dhe ta rikthejë kurorën angleze në Anfield.

Skuadra e Jurgen Klopp vazhdon të bëjë përparim mbresëlënës në përpjekjen e tyre për të siguruar trofeun e Ligës Premier në sezonin 2019-20.

Reds mbeten të pamposhtur pas 15 ndeshjeve këtë sezon, dhe fitorja 5-2 në derbi ndaj Evertonit të mërkurën pa që ata mbajnë një epërsi prej tetë pikësh me ndjekësit. 

Reprezentuesi zviceran u kthye nga lëndimi dhe ndihmoi ekipin duke shënuar njërin nga golat.

“Ëndrra ime më e madhe është të fitoj titullin me këtë klub dhe t’ia dhuroj tifozëve. Kështu që ne do të provojmë gjithçka”.

“Ne duhet të përqendrohemi në fushë, të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të punojmë shumë çdo ditë”.

“Nëse fitojmë, do të jetë e mahnitshme, por kemi akoma një rrugë të gjatë për të bërë”, ka thënë Shaqiri për BBC Sport.

(Kosova Sot Online)