Shaqiri: “Kam punuar shumë, jam gati”

  • 05 December 2019 - 19:38
Shaqiri: “Kam punuar shumë, jam gati”

Shaqiri është gati atëherë kur Liverpooli ka më së shumti nevojë për shqiptarin… ai u rikthye të mërkurën mbrëma pas 2 muaje jashtë fushe dhe realizoi gol

Dhjetori gjithmonë është muaji më i ngjeshur në Angli, ku skuadrat shpesh lëshojnë pikë në mungesë të skuadrave cilësore për të bërë shumë rrotacione pasi lëndimet janë më të ndryshmet dhe lodhja e lojtarëve është e pashmangshme.

Sido që të jetë, në prag të ndeshjeve të shumta, për Krishtlindje e ndërrim të motmoteve, Jurgen Klopp ka rikuperuar Xherdan Shaqirin.

Shqiptari është rikthyer nga dëmtimi në kohën e duhur, pas dy muajsh jashtë fushe për shkak të problemeve muskulore.

Ai u rikthyer me gol, në fitoren e thellë të Liverpoolit kundër Evertonit dhe thotë se është gati për ta ndihmuar skuadrën e Jurgen Klopp që të vazhdojë me fitore dhe të fitojë në fund Premierligën.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer”, tha Shaqiri pas ndeshjes. “Po ndihem i freskët, po ndihem mirë, dhe mendoj ju e patë atë”.

“Kam qenë i lënduar, por falë zotit s’kam probleme me gju ose diçka tjetër. Kisha probleme muskulore, kështu që vetëm kisha nevojë për disa javë për t’u rikuperuar mirë. Pulpa është e rrezikshme dhe lehtë lëndohesh përsëri dhe kjo më ka ndodhur mua, nuk ishte asgjë e mirë, por kam qëndruar pozitiv dhe kam punuar të rikthehem”.

“Kam punuar shumë në palestër me trajnerin e fitnesit që të kthehem dhe të jem gati për trajnerin kurdo që ka nevojë për mua. Po ndihem mirë”.

“Në fund të ditës, ishte fitore e rëndësishme me ekipin, fituam si ekip dhe kur kontribuoj është gjithmonë diçka e mirë. Le të shpresojmë për më shumë ndeshje!”.


(Kosova Sot Online)