Maldini siguron tifozët: Milani gjithmonë kthehet fuqishëm

  • 06 dhjetor 2019 - 13:25
Maldini siguron tifozët: Milani gjithmonë kthehet fuqishëm

Paolo Maldini i ka siguruar tifozët e Milanit se klubi do të kthehet fuqishëm në garë dhe do t’ua ofrojë atyre futbollin e cilësisë më të lartë sërish, së shpejti.

Milani për momentin është duke e pasur të vështirë të qëndrojë në një hap me top katërshen e Italisë, duke u radhitur aktualisht në pozitën e 11-të në tabelën e Serisë A.

Pasi trajneri Marco Giampaolo u shkarkua pas vetëm shtatë ndeshjeve të zhvilluara në këtë sezon 2019/20, Stefano Pioli u emërua në këtë pozitë, në tentim për ta përmirësuar formën e klubit kuqezi.

Ish-mesfushori legjendar i klubit, Gennaro Gattuso, kishte qenë trajner deri në verën e këtij viti, mirëpo ai u shkarkua pasi nuk arriti t’i kthejë kuqezinjtë në Ligën e Kampionëve.

Paraqitjet e kuqezinjtë në fushën e blertë nuk janë përputhur me ambiciet e klubit jashtë fushës gjatë kohës së fundit, mirëpo legjenda e klubit, që është në mesin e drejtuesve, Maldini, ka shumë besim për të ardhmen.

“Klubi ka të bëjë gjithçka me pasionin, elegancën dhe ambiciet”, tha drejtori teknik i Milanit, Maldini, në një intervistë të dhënë për Gazzetta dello Sport.

“Ne kemi rënë shumë herë dhe jemi kthyer sërish. Do ta bëjmë këtë gjë sërish, edhe këtë herë”.

“Ne gjithmonë jemi konsideruar si një skuadër shumë teknike dhe kemi tentuar gjithmonë të ofrojmë futboll të cilësisë më të lartë”. 

(Kosova Sot Online)