Po mahnit me formën e tij, gjigantë nga Anglia dhe Franca vëzhgojnë nga afër Muriqin!

  • 06 dhjetor 2019 - 20:28
Po mahnit me formën e tij, gjigantë nga Anglia dhe Franca vëzhgojnë nga afër Muriqin!

Vedat Muriqi është padyshim në formën e tij më të mirë këtë sezon, teska edhe pasditen e sotme mrekulloi me dy gola në fitoren 5-2 të Fenerbahces së tij.

Aktualisht, me këtë dygolësh, sulmuesi ngjitet në krye të listës së golashënuesve në Superligën turke, por ajo që ka rëndësi është që në sfidën e sotme, Muriqi u pa nga afër nga drejtues të tre klubeve me emër në Europë. 

Vëzhgues kishte nga Leicester, Monaco dhe Frankfurt. Performanca e 25-vjeçarit ishte një ndër më të mirat e këtij sezonit, me gjigantin që shënoi dy gola dhe ishte njeriu i ndeshjes, kështu që drejtuesit e Leicester, Monaco dhe Frankfurt do të jenë bindur edhe më shumë për të afruar një lojtar si Vedat Muriqi.

(Kosova Sot Online)