Edon Zhegrova luan gjithë ndeshjen në fitoren e thellë të Baselit

  • 08 December 2019 - 18:10
Edon Zhegrova luan gjithë ndeshjen në fitoren e thellë të Baselit

Zhegrova ishte titullar në fitoren e Basel 4-0 kundër Sion dhe ka luajtur 90 minuta të plota

Edon Zhegrova ka fituar besimin e trajnerit, Marcel Koller.

Talenti i Kombëtares së Kosovës ishte sërish titullar për Baselin dhe ka luajtur 90 minuta të plota në fitoren 4-0 kundër Sion.

Ai bëri paraqitje pozitive, edhe pse nuk arriti të shënojë apo të asistojë në këtë takim.

Zhegrova mori edhe një kartonë të verdhë në këtë ndeshje.

12 ndeshje, 2 gola dhe 3 asiste, këto janë statistikat e Zhegrovës deri më tani në sezonin 2019/20 dhe dalëngadalë pritet të ndryshojnë nëse vazhdon të ketë minuta.

Taulant Xhaka gjithashtu ishte titullar, asistoi te goli i parë i bukur, derisa shqiptari tjetër, Kemal Ademi, u inkuadrua në lojë në minutën e 79’. 

(Kosova Sot Online)