Humbja nga Joshua ia ka pamundësuar Ruizit që të përfitonte dhjetëra miliona dollarë në të ardhmen

  • 09 December 2019 - 10:03
Humbja nga Joshua ia ka pamundësuar Ruizit që të përfitonte dhjetëra miliona dollarë në të ardhmen

Andy Ruiz mund ta fajësojë veten për humbjen me pikë nga Anthony Joshua në rimeçin e të shtunës që u zhvillua në Arabinë Saudite.

Në këtë mënyrë, boksieri meksikano-amerikan i humbi titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda, WBA, IBF, WBO dhe IBO, duke i dhënë kështu fund popullaritetit të madh që kishte arritur.Ruiz u bë kryetemë e mediave sportive në muajin qershor kur e shokoi botën e boksit duke e rrëzuar katër herë kampionin Joshua dhe duke ia rrëmbyer titujt me triumfin në raundin e shtatë. Porse për dallim nga dueli i parë, ai nuk ishte angazhuar sa duhej për t’u përgatitur fizikisht për rimeçin, ashtu që kishte shtuar në peshë, ndërkohë që AJ ishte në formë fantastike.  Në rast se Ruiz do ta fitonte edhe duelin e dytë ndaj britanikut dhe do t’i mbronte titujt, ai do të vihej në një pozitë që do t’ia mundësonte të kërkonte shuma të majme parash për duelet e të ardhmes.

Ai ka mundur ta ketë të garantuar edhe meçin e tretë ndaj Joshuas (të cilin e ka kërkuar pas humbjes) që do të thoshte shumë miliona dollarë për të.

Kosova Sot Online )