Presidenti i Barçës e konfirmon të ardhmen e Vidalit

  • 09 December 2019 - 10:54
Presidenti i Barçës e konfirmon të ardhmen e Vidalit

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka lënë të kuptohet se synimi i Interit, Arturo Vidal, do të qëndrojë në Camp Nou edhe pas afatit kalimtar dimëror, duke thënë se klubi nuk guxon ta humbasë asnjë lojtar.

Për Vidalin është përfolur se do të largohet nga Barcelona dhe se do të mundë të ribashkohet me Antoni Conten në Inter.

Të martën, mesfushori kilian do ta vizitojë San Siron, por si lojtar i Barçës për të luajtur kundër Interit, i cili synon një vend në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

“Ne nuk presim largime në janar. Kemi një skuadër të baraspeshuar; nuk na mungon asgjë, por nuk guxojmë ta humbasim asnjë lojtar”, tha Bartomeu.

(Kosova sot Online)