Fiorentina dëshiron ta blindojë Chiesan me kontratë të re dhe klauzolë të lartë, lojtari refuzon një gjë të tillë

  • 09 December 2019 - 13:11
Fiorentina dëshiron ta blindojë Chiesan me kontratë të re dhe klauzolë të lartë, lojtari refuzon një gjë të tillë

Federico Chiesa është duke u kërkuar nga skuadrat më të mëdha italiane.

Sulmuesi anësorë ka shkëlqyer në vitet e fundit në Serie A, teksa Fiorentina po reziston ende nga ofertat e larta. Inter, Roma, Juventus, Milan dhe Napoli janë duke insistuar për transferimin e reprezentuesit italian.

Fiorentina i ka ofruar kontratë të re Chiesas me pagë prej katër milionë euro në stinor, por edhe një klauzolë të lartë largimi prej 100 milionë euro.Këtu ka ndodhur problemi mes lojtarit dhe klubit, pasi Chiesa ka pranuar kushtet për vazhdimin e kontratës, por jo edhe klauzolën.

Reprezentuesi italian dëshiron të ketë klauzolë më të ulët largimi, rreth 75 milionë, pasi qëllimi i tij është të largohet leht nga klubi.

Oferta më e lartë e refuzuar nga Fiorentina për Chiesan ka qenë nga Roma që kishin ofruar dy sulmuesit Defrel e Perotti si dhe 35 milionë euro, por që Fiorentina nuk pranoi të lirohej nga ylli i saj. 

(Kosova Sot Online )