Festa ekstravagante e Ruizit për ditëlindje, para rimeçit me Joshuan

  • 10 December 2019 - 08:57
Festa ekstravagante e Ruizit për ditëlindje, para rimeçit me Joshuan

Andy Ruiz Jr e kishte festuar ditëlindjen e tij të 30-të në mënyrë ekstravagante, para rimeçit të tij me Anthony Joshuan për titujt e kampionit botëror të peshave të rënda në boks.

Andy Ruiz i humbi titujt e tij të kampionit botëror kundër Anthony Joshuas, pasi britaniku e fitoi rimeçin e së shtunës më vendim unanim të gjyqtarëve, që u mbajt në Arabinë Saudite.

Meksikano-amerikani e fajësoi sjelljen e tij për disfatën e tij në këtë meç, duke e pranuar se kishte jetuar vetëm duke festuar dhe në mënyrë ekstravagante që nga fitorja e tij tronditëse në qershor, kur i kishte fituar pesë milionë euro.

Njëra ndër këto festa ekstravagante ishte edhe ajo për ditëlindjen e tij të 30-të në Los Angeles, ku kamerieret ishin në të brendshme, të pranishëm ishin edhe të famshmit Jake dhe Logan Paul si dhe sushi u shërbye mbi trupin e zhveshur të një vajze.Njëra ndër këto festa ekstravagante ishte edhe ajo për ditëlindjen e tij të 30-të në Los Angeles, ku kamerieret ishin në të brendshme, të pranishëm ishin edhe të famshmit Jake dhe Logan Paul si dhe sushi u shërbye mbi trupin e zhveshur të një vajze.

(Kosova Sot Online )