Benzema kritikon shokun e skuadrës: Ngri kokën, mos luaj vetëm

  • 10 December 2019 - 16:13
Benzema kritikon shokun e skuadrës: Ngri kokën, mos luaj vetëm

Sipas Mundo Deportivo-s, Karim Benzema, po humb durimin me Vinicius Jr, shoku i tij i skuadrës te Real Madrid. 

Francezi nuk është i kënaqur me faktin se braziliani i ri sillet sikur ka fituar 6 Topa të Artë, duke mos respektuar hierarkitë e skuadrës, sepse duhet të punojë me ekipin dhe jo në mënyrë individuale. 

Edhe pse objektivi nuk është të përmirësohen gjërat personale, por të bëhet e mundur që Los Blancos të fitojnë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur. Benzema nuk duron dot që, pas orëve të shumta të kaluara në stërvitje nga trajneri Zidane për të përmirësuar skuadrën, Vinicius të mendojë vetëm për veten dhe për të marrë një "ooh" nga publiku.  

Gjatë ndeshjes kundër Espanyol, telekamerat kanë kapur Karim Benzema, teksa ai kritikonte më shumë se një herë Vinicius për faktin se nuk e ngrinte kokën dhe se nuk luante me skuadrën. 

Sipas Mundo Deportivo, futbollisti i ri nxiton të bëhet një lojtar i rëndësishëm për Real Madrid dhe ankthi se nuk po shënon shumë gola mund të jetë armiku i tij më i keq.

(Kosova Sot Online)