Të enjten shorti për çerekfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës

  • 10 December 2019 - 16:41
Të enjten shorti për çerekfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës

Çiftet e çerekfinales në DigitAlb Kupën e Kosovës do të mësohen ditën e enjte me fillim nga ora 12:00.

Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës që përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur që të enjten (12 dhjetor) në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit.Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Gjilani, Liria, Vushtrria, Feronikeli, Drenica, Ballkani dhe Dukagjini.

Ndeshjet e këtij rrethi të garave do të luhen në pranverë.

Kujtojmë që edhe në këtë fazë të garave do të zhvillohen vetëm nga një ndeshje me sistem eliminimi.

(Kosova Sot Online )