Lojtari i Interit kritikohet për simbolet fashiste gjatë ndeshjes kundër Barcelonës

  • 11 December 2019 - 12:19
Lojtari i Interit kritikohet për simbolet fashiste gjatë ndeshjes kundër Barcelonës

Mbrojtësi i krahut të majtë i Interit dhe Kombëtares së Italisë, Cristiano Biraghi, ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë orëve të fundit, shkaku i simboleve fashiste që duken në mbrojtëset e kërcinjve të këmbës.

Futbollisti italian mori trajtim mjekësore gjatë disfatës së mbrëmshme të Interit kundër Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe ai e uli njërën prej çorapeve të tij, duke e zbuluar mbrojtësen e kërcinjve.

Përdoruesit e rrjeteve sociale shpejt e zbuluan prezencën e disa simboleve fashiste, pasi që flaka me ngjyrat kuq, gjelbër dhe bardhë të flamurit italian ishte ikona e partisë MSI, lëvizja politike neo-fashiste.

Aty shihet edhe fytyra e një ushtari romak, i cili e mban një helmetë beteje.

Mbi të shkruhet në latinisht “Vae Victis” (në shqip, “kini kujdes nga të sfiduarit), me simbolin romak përreth – frazë kjo e cila është e lidhur pikërisht me fashizmin.

Biraghi e ka një tatuazh të madh në gjoks me fjalët “Vae Victis”, ushtarë romak dhe disa pamje të arkitekturës antike romake. 

(Kosova Sot Online)