Barça i bën ofertë Velas

  • 11 December 2019 - 15:50
Barça i bën ofertë Velas

Sulmuesi i rrezikshëm e kaloi një sezon të jashtëzakonshëm me ekipin Los Angeles FC në ligën MLS. Ai mund t’i bashkohet gjigantit katalunas për pjesën e dytë të sezonit.

Futbollisti Jonathan dos Santos zbulon se Carlos Vela e ka marrë një ofertë nga Barcelona, pas një sezoni të jashtëzakonshëm në MLS me Los Angeles FC.

Spekulohet se Vela mund të huazohet në Barcelonë gjatë janarit.

Edhe vetë 30 vjeçari kishte njoftuar se është afër transferimit në Camp Nou për pjesën e dytë të sezonit.

Sipas futbollistit të LA Galaxy, Dos Santos, i cili kishte luajtur për Barçën në periudhën 2009-2014, Barça është duke e përgatitur terrenin për ta transferuar Velan në afatin kalimtar të janarit.

Vela konsiderohet si zëvendësues ideal i Luis Suarezit, duke e pasur parasysh sezonin e lodhshëm dhe të ngarkuar.

(Kosova Sot Online)