"I kristalti" i Bayernit dëmtohet sërish, Coman lë lojën mes dhimbjeve

  • 11 December 2019 - 21:48

Frikë e madhe për Kingsley Coman! Sulmuesi la fushën e lojës mes dhimbjesh kundër Tottenham-it. Francezi shënoi golin e parë të takimit në minutën e 14', por në të 27' u zëvendësua me Muller. 

Titullari i Bayern Munchen në përpjekje për të ndalur një top vendosi këmbën keq në tokë. Ai u shtri menjëherë në tokë mes dhimbjesh. Stafi mjekësor ndërhyri dhe pritet analizat për të parë dëmtimin e futbollistit.

(Kosova Sot Online)