Përfundon faza grupore në Champions, Atletico Madrid e kompleton 1/8 e finales

  • 11 December 2019 - 22:54
Përfundon faza grupore në Champions, Atletico Madrid e kompleton 1/8 e finales

Atletico Madrid e ka kompletuar fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, duke u bërë skuadra e fundit që e kalon fazën e grupeve të këtij sezoni.

Skuadra e Diego Simeones fitoi me rezultatin 2-0 kundër Lokomotiv Moscow në “Wanda Metropolitano”.

Joao Felix shënoi dy gola për ta dërguar Atleticon në mesin e 16 skuadrave më të mira për këtë sezon në Ligën e Kampioneve.

Këto janë 16 skuadrat që siguruan kualifikimin në fazën tjetër:

PSG, Real Madrid, Bayern Munchen, Tottenham, Manchester City, Atalanta, Juventus, Atletico Madrid, Liverpool, Napoli, Barcelona, Dortmund, RB Leipzig, Lyon, Valencia dhe Chelsea.

Këto janë rezultatet gjatë ditë së mërkurës:

Image

(Kosova Sot Online)