Modric: E merituam fitoren

  • 11 December 2019 - 23:20
Modric: E merituam fitoren

Kjo për faktin se tashmë ata e kishin të siguruar vendin e dytë, derisa të parin nuk mund ta arrinin kurrsesi.

Real Madridi ka mposhtur Club Bruggen me rezultat 1-3 në një ndeshje ku fitorja s’i ndihmonte dot për më shumë.

Kjo për faktin se tashmë ata e kishin të siguruar vendin e dytë, derisa të parin nuk mund ta arrinin kurrsesi. 

Pas ndeshjes, Luka Modric, u shpreh i lumtur me fitoren, ku shtoi faktin se pjesa e dytë ishte vendimtare:

“Në pjesën e dytë nuk luajtëm edhe aq mirë, derisa në të dytën ia arritëm qëllimit. Thënë troç, e merituam fitoren. Sa i përket kundërshtarëve, nuk bëjmë shumë dallime, të gjithë janë të vështirë. Ajo që është e rëndësishme është fakti se kemi treguar një karakter të fortë gjatë javës, e shpresoj që të vazhdojmë kështu deri në fund”, përfundoi Modric.

(Kosova Sot Online)