Jesus arrin shifrën e 100 golave në karrierë, thyen edhe një rekord të Neymarit në Ligën e Kampionëve

  • 12 December 2019 - 08:56
Jesus arrin shifrën e 100 golave në karrierë, thyen edhe një rekord të Neymarit në Ligën e Kampionëve

Gabriel Jesus theu një rekord të mbajtur nga ylli i PSG-së, Neymar, pasi arriti 100 gola në karrierë me një hat-trik në Ligën e Kampionëve kundër Dinamo Zagrebit.

City ishte në disavantazh 1-0 pas golit të minutës së 10-të nga Dani Olmo, por ekipi  i Pep Guardiolas u kthye e fortë, me Jesusin që shënoi tri gola dhe një gol të vonshëm nga Phil Foden për të fituar 4-1.Kampioni anglez e përfundoi fazën grupore të Ligës së Kampionëve me katër fitore dhe dy barazime në gjashtë ndeshje, duke arritur vendin e parë në Grupin C.Për Jesusin, goli i tij i dytë ishte i 100-ti i karrierës së tij, me golin e tij të tretë që do të thotë se ai tani ka shënuar 101 herë. Jesusi ka shënuar 28 herë për Palmeiras, 18 herë për Brazilin dhe 55 herë për Man Cityn në një karrierë që është ende në fazat e para.

Por, arritja e 100 golave ënuk ishte i vetmi moment historik që Jesusi arriti në Zagreb të mërkurën.

Kjo pasi pasi sulmuesi i Cityt gjithashtu u bë braziliani që arrin më shpejtë shifrën e 10 golave në Ligën e Kampionëve duke mposhtur Neymarin.

Neymar e arriti këtë në moshën 23 vjet e 75 ditë, por Jesusi e kaloi atë duke shënuar golin e tij të 10-të në Ligën e Kampionëve në 22 vjet dhe 252 ditë.

(Kosova Sot Online )