Ronaldo: Do të nënshkruaja tash për një finale me Realin

  • 12 December 2019 - 23:20
Ronaldo: Do të nënshkruaja tash për një finale me Realin

Cristiano Ronaldo ëndërron që të udhëheqë Juventusin drejt triumfit në finale të Ligës së Kampionëve ndaj ish-skuadrës Real Madrid, këtë stinor, raportoi “Sky”.

Ylli portugez ka fituar Ligën e Kampionëve pesë herë, katër prej tyre me Real Madridin mes viteve 2014 e 2018.

Ai i është bashkuar Juventusit për 100 milionë euro 18 muaj më parë, por u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Ajaxi.

“Real Madridi është një skuadër e jashtëzakonshme, por më me qejf do të luaja ndaj Realit më vonë. Do të jepja nënshkrimin tash për një finale me Realin. Do të ishte ëndërr”, ka thënë Ronaldo.

(Kosova Sot Online)