Reali po e kërkon një klub për ta huazuar Jovicin e pakënaqur

  • 13 December 2019 - 12:46
Reali po e kërkon një klub për ta huazuar Jovicin e pakënaqur

Futbollisti ofanziv ka dështuar ta tregojë veten në “Stamford Bridge”, prandaj mund të huazohet në afatin kalimtar të janarit në një ekip ku do të mund të luante më shpesh

Real Madridi po e konsideron mundësinë që ta huazojë në një klub tjetër gjatë janarit Luka Jovicin.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “Calciomercato”.

Talenti serb e ka shfaqur mllefin dhe pakënaqësinë e tij pasi nuk po ka hapësira për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Ai e ka realizuar vetëm një gol në La Liga që kur u transferua në Madrid nga Eintracht Frankfurti për afro 60 milionë euro verën që shkoi.

Jovic mund të huazohet në një klub tjetër spanjoll, pasi Reali dëshiron ta ketë nën kontroll zhvillimin e tij.

(Kosova Sot Online)