Gerard rinovon me Rangers deri më 2024

  • 13 December 2019 - 17:31
Gerard rinovon me Rangers deri më 2024

Gerrard ka rinovuar kontratën me Rangers deri më 2024.

Kualifikimi në Europa League në një grup të vështirë me skuadra si Porto, Feyenoord dhe Young Boys, por edhe ecuria e mirë në kampionat me Rangers që është në luftë për titullin pasi qëndron vetëm 2 pikë pas kryesuesve të Celtic, kanë bërë që drejtuesit e klubit skocez të zgjasin bashkëpunimin me trajnerin Steven Gerard. 

Ish-kapiteni legjendar i Liverpoolit ka rinovuar kontratën deri në vitin 2024 me Rangers ashtu si Jurgen Klopp me Liverpoolin.

Drejtuesit e klubit nga Glasgow kanë shumë besim te aftësitë e 39-vjeçarit dhe për këtë arsye kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin me të.

(Kosova Sot Online)